Flash

Kumbulla operohet me sukses në gju, do të rishihet në 2024: detajet mbi operacionin e kohët e rikuperimit

Lapsi.al 9 May 2023
Kumbulla operohet me sukses në gju, do të rishihet në 2024:
Marash Kumbulla iu nënshtrua sot një operacioni në gjurin e djathtë për të rindërtuar ligamentin e përparmë të kryqëzuar. Ndërhyrja kirurgjikale e kryer nga Dr. Andrea Panzeri në Casa di Cura La Madonnina në Milano, përfundoi me sukses. Ka asistuar gjatë gjithë procesit edhe përgjegjësi shëndetësor i AS Roma, Dr Massimo Manara. Futbollisti shqiptar do të qëndrojë për disa ditë në klinikën milaneze. Pastaj do të nisë edhe cikli i rehabilitimit në Qendrën Sportive Fulvio Bernardini. Mirupafshim në vitin 2024. Nëse nga njëra anë, Marash Kumbulla po përjeton ditët më të mira të jetës së tij në planin personal, pasi pas pak javësh do të bëhet baba i një vajze të vogël, në planin sportiv goditja ishte shumë e rëndë. Kundër Milan mbrojtësi i kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim kompleks në krucialin e përparmë të gjurit të djathtë. Për këtë arsye Kumbulla mori gjithë kohën për të vlerësuar më mirë se ku të kryente operacionin dhe në fund zgjedhja ra mbi Milanon. Lexo më tej: Britma e lot në fushë: ndrydhje e kruciatit të gjurit e sezon i mbyllur, Kumbulla trondit Kombëtaren

KOHËT E RIKUPERIMIT

Marash Kumbulla u operua në klinikën La Madonnina sot. Një lajm i keq për teknikun e kuqezinjve Sylvinho, që nuk do ta ketë lojtarin në dispozicion para fillimit të viti 2024. Shtatë-tetë muaj janë kohët e rikuperimin nga momenti i operacionit. Për ta ndihmuar qendërmbrojtësin, natyrisht, do të mundohet Roma, i gjithë stafi e, së shpejti, edhe vajza e tij e parë.

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI