Flash

Video/ Vllaznia nuk di të fitojë: Kastrioti i rrëmben barazimin 2-2 në minutat shtesë

Lapsi.al 6 May 2023
Video/ Vllaznia nuk di të fitojë: Kastrioti i rrëmben barazimin

Një pikë nuk i bën ndonjë punë Kastriotit në vendin e fundit, por goli i shënuar në shtesë nga Mihana nxjerr Vllazninë nga zona europiane. Më keq nuk mund të shkonte për kuqeblutë e teknikun Goce Sedloski, që nuk mundin dot as krutanët e vendit të fundit. Vazhdon të mos fitojnë shkodranët me teknikun, që nga debutimi i tij kundër Erzenit. Seria pa sukses rritet në 5, aq sa vendi ku ndodhet tani Vllaznia në renditje. Mbyllet 2-2 në Elbasan Arena për javën e 32 të Superiores e Kastrioti shpreson tani që të humbasë tani edhe Kukësi për të patur ende ndonjë shpresë.

[video width="928" height="524" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/kastrioti-1.mp4"][/video]

Skuadra e Çelës tregoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë pa luajtur, edhe pse renditja nuk i motivon shumë. E kuptoi fare mirë Vllaznia, që arriti të shënojë vetëm dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Edhe në atë moment, Çoba përfitoi nga një gabim difensiv i Kastriotit, për të kaluar në avantazh kuqeblutë në minutën e 43’. Por kur u mendua se të paktën në pushim do të shkohej me këtë rezultat, Juric shkaktoi penallti e u largua me karton të kuq. Rexhinaldo nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar në shtesën e të parës, ndërsa kuqeblutë vuajtën një pjesë loje me 10 lojtarë.

Lexo më tej:Video/ Çmenduria e kapitenit Maçolli fundos Bylis: Malota e Kasa udhëheqin Egnatian drejt Europës

[video width="872" height="488" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/vllaznia-2.mp4"][/video]

GOL ME 10 LOJTARË E BARAZIM NË SHTESË

Në fillimin e pjesës së dytë, gjithsesi, u duk se Vllaznia e korigjoi situatën me golin e Kaina Nunes. Braziliani ndëshkoi ish-skuadrën e tij, me një goditje me kokë brenda zonës, duke kaluar sërish në avantazh shkodranët. Befasia erdhi në minutën 91’, kur Redon Mihana barazoi rezultatin, po me një goditje me kokë. Kështu Vllaznia mbetet e pesta me 43 pikë, sa Laçi që duhet ende të luajë. Ndërsa Kastrioti vazhdon të qendrojë në vendin e fundit me 32 pikë.

[video width="872" height="488" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/kastrioti-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI