Flash

Video/ Goditi me shuplakë volejbollisten, FSHV i heq licensën trajnerit Xega

Lapsi.al 6 May 2023
Video/ Goditi me shuplakë volejbollisten, FSHV i heq licensën

Pavarësisht daljes në mbrojtje nga volejbollistja direkt e interesuar në çështje, gjërat nuk kanë shkuar mirë për trajnerin e Korça Voley Romeo Xega. Federata Shqiptare e Volejbollit nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv ka reaguar ashpër, duke e konsideruar veprim të paprecedent dhunën fizike e psikologjike. Për këtë ngjarje trajnerit Romeo Xega i është hequr licensa nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Madje ai është përjashtuar përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.

Në fakt, gjatë ndeshjes së volejbollit Xega ka ushtruar dhunë fizike ndaj lojtareve të Korça Volley përgjatë pushimeve të lojës. Trajneri është filmuar duke goditur volejbollitet e tij dhe për këtë shkak ai është dënuar rëndë nga FSHV. Në motivacionin e tyre, trajneri Romeo Xega ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës. Penalizimet me masa të ndryshme disiplinore, bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së, nuk e kanë bërë që ai të ndryshojë metodat e tij.

Lexo më tej: VIDEO/ Trajneri qëllon me shpullë lojtaren e volejbollit të Korçës

Kështu, Komiteti Ekzekutiv vendosi që "Z. Romeo Xega t'i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit. E të përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI