Flash

Video/ Basket, Tirana kampion: kompletohet përmbysja me Besëlidhjen, mes tensionit e polemikave

Lapsi.al 4 May 2023
Video/ Basket, Tirana kampion: kompletohet përmbysja me Besëlidhjen,

Përmbysje e kompletuar në ndeshjen 5, duke ardhur nga 0-2 në 3-2 dhe Tirana feston titullin kampion në basketboll për meshkuj. Një fitore 89-64 ndaj Besëlidhjes, e maturuar në fund të një ndeshje të tensionuar. Episodi më nervoz ishte ndërprerja e takimit në fraksionin e 4. U desh ndërhyrja e Sigurisë për të mundësuar vazhdimin e takimit, në fund të të cilit bardheblutë ngritën lart titullin e 21 kampion në histori.

Tirana triumfoi falë stabilitetit që e lejoi pothuaj të shënonte të njëjtin numër pikësh në cdo fraksion. Ekuilibër në të parin i mbyllur me shifrat 21-21. Bardheblutë gradualisht morën konfidencë me fushën dhe filluan të bënin diferencën në fraksionin e dytë, ku iu gëzuan avantazhit 41-38. Besëlidhja e humbi qetësinë dhe në të tretën bënë shumë gabime para koshit. Nuk ndihmoi perfomanca super e Bernard me 35 pikë. Tirana dominoi edhe në fraksionin e katërt duke orientuar finalen e pestë në drejtimin e tyre me rezultatin final 89-64.

Lexo më tej: Arrestohet basketbollisti shqiptar në Holandë për grabitje me dhunë

Një ndeshje, që për mënyrën si erdhi seria me rikuperimin e Tiranës dhe ndeshjen e fundit në "Asllan Rusi", nuk mund të shpëtonte pa tensione. Në fraksionin e katërt, situata në tribuna u tensionua, me tifozeritë që nuk kanë kursyer ofendimet ndaj njëra-tjetrës. Pavarësisht pranisë së shumtë të stjuardëve, për të garantuar rendin, fluturuan sende në fushë. Në këtë moment loja u ndërpre dhe u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të vendosur qetësinë dhe për të vijuar sfidën, pasi basketbollistët e Tiranës kishin shkuar në dhomat e zhveshjeve në këto minuta të tensionuara.

[video width="768" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/g1BXJ.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI