Flash

Video/ Mac Allister në minutën e 99' i jep fitoren Brighton: shembet Manchester United

Lapsi.al 4 May 2023
Video/ Mac Allister në minutën e 99' i jep fitoren Brighton:

Në mënyrën më të papritur ka përfunduar ndeshja mes Brighton dhe Manchester United, pas një ndeshjeje plot raste shënimi. Skuadrat u përpoqën të fitojnë me çdo mënyrë: Mitoma dhe Bruno Fernandes ishin të inspiruar, por nuk mund të gjejnë rrjetën. Dukej si një 0-0 i shkruar, përkundrazi në minutën e 99' ndodhi befasia. Shaw preku topin me dorë dhe shkaktoi penallti, të kthyer në gol nga MacAllister. Seagulls triumfoi 1-0 dhe De Zerbi tani është i gjashti përpara Aston Villa dhe Tottenham.

Ndodhi gjithçka mes Brighton dhe Manchester United, në një ndeshje plot emocione dhe mundësi. Dukej si një barazim i vendosur, duke pasur parasysh gabimet dhe pritjet e shumta të portierëve. Përkundrazi në minutën e 99' MacAllister bëri që De Zerbi të festojë një fitore të rëndësishme. Ritme shumë të larta që në fillim në stadiumin Amex. Antony ndërtoi shansin e parë për Djajtë e Kuq, që rrezikuan në shpërthimet e Mitoma. Nga ana tjetër, Bruno Fernandes dhe Antony trembën Seagulls. Sfidës i vë firmën edhe Steele, që shpëtoi portën e tij nga goditjet e Martial dhe Rashford. Fundi i pjesës së parë ishte i gjithi për Brighton, që shkoi pranë golit me Enciso dhe Buonanotte, por në pushim ishte ende 0-0.

Lexo më tej: Video/ Rekordmeni Haaland një forcë e natyrës, City parakalon Arsenal: fitorja e pestë radhazi e Liverpool

GOLI I MINUTËS SË 99'

Pjesa e dytë vijoi në të njëjtat linja si pjesa e parë, me raste pas rastesh. Presion i Brighton, me Mitoma të papërmbajtshëm që i vuri flakën korsive anësore. Japonezi frymëzoi Welbeck, që nuk e gjeti portën. United ndërtoi një shans në minutën e 68', por Steele devijoi goditjen e Bruno Fernandes. Në fund, Brighton shtyu sërish, por Undav dhe March nuk gjetën golin, ndërsa në minutën e 96' de Gea bëri një mrekulli ndaj Caicedo. U duk se përfundoi kështu, por në goditjen e këndit që pasoi Shaw preku topin me dorë për një penallti. MacAllister i ftohtë nga pika e bardhë, duke nënshkruar fitoren në minutën e 99'. Tifozët në stadiumin Amex shpërthejnë, me Brighton që arrin 55 pikë dhe është i gjashti, duke kaluar Tottenham dhe Aston Villa (54). Manchester United, i katërti me 63 pikë, tetë pika para Seagulls, që kanë dy ndeshje për të rikuperuar.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI