Flash

“Kasa për kombëtare”. Tetova i gëzohet sulmuesit të tij, Shensoi e ka me Maçollin: “Si guxon një kapiten?”

Lapsi.al 6 May 2023
“Kasa për kombëtare”. Tetova i gëzohet sulmuesit

“I kisha kërkuar skuadrës të ishim të kujdesshëm sepse Bylis rrinte mbrapa dhe nuk linte hapësira. Pas kartonit të kuq u thjeshtësua gjithçka. Jam i kënaqur nga djemtë dhe nga skuadra”. Edlir Tetova nuk ka shumë fjalë pas 2-0 me të cilin likuidoi Bylis, por janë të gjitha elozhe. Mbi të gjithë, tekniku vlerëson sulmuesin Kasa, vendimtar sa herë që thërritet në cështje. Përfaqësimet e tij kanë ardhur në rritje në fakt e Kasa ka formuar një dyshe të frikshme offensive me Dëamena. Një nivel që e ka bindur teknikun Tetova që do ta çojë lojtarin në Kombëtare. “Patjetër që po! Kasa është një super profesionist në stërvitje dhe është në hapat për të shkuar në Kombëtare. Është momenti më i mirë për të për të bërë një hap në karrierë. E meriton të marrë një ftesë nga Kombëtarja. Mendoj që Kasa mund të jetë alternativë që i hyn shumë në punë ekipit Kombëtar”, u shpreh Tetova.

Lexo më tej: Video/ Çmenduria e kapitenit Maçolli fundos Bylis: Malota e Kasa udhëheqin Egnatian drejt Europës

Tekniku pastaj ka vlerësuar të gjithë skuadrën, që këtë sezon kanë treguar se dinë të shojnë. Pas golit të Malotës, vetëm Fangaj nuk e ka shkruar emrin në listën e shënuesve: “Mallota? Më kënaq sepse tregon frymë të mirë dhe janë shpërnda golat. Vetëm Fangaj nuk ka shënuar dhe shpresoj ta bëj. Më intereson ta shoh topin në rrjetë”.

SHENSOI: “SI GUXON KAPITENI TË BËJË KËTË NAIVITET”

“Komplimente Egnatias sepse në këtë sezon kanë luajtur futboll shumë pozitiv, ofensiv. Shihet nga rezultatet që kanë pasur, kanë kaluar një periudhë të shkëlqyer së fundmi”. Naxhi Shensoi komplimenton kundërshtarin, por shpërthen kundër të tijve. Në veçanti, tekniku kosovaro-turk e ka me kapitenin Maçolli, që e ka skuadrën në inferioritet numeric me një naivitet krejtësisht të evitueshëm. “Si guxon kapiteni Maçolli të bëjë gabime amatore, është fatale. Ke karton të verdhë, nuk mund të kapësh topin me dorë në 60 metra. Është totalisht amatore, jo përqendrim. Ai është lojtar i mirë, por nuk më la mua që të thosha në pushim që kujdes se mos merr të kuq. Më befasoi edhe mua si trajner”.

Shensoi pastaj u ndal te ndeshja kundër një kundërshtari si Egnatia, që e vlerëson shumë: “Por ne sot, edhe me një lojtar më shumë, nuk ka na krijoi raste. Ne edhe me një lojtar më pak, patëm kundërsulme e disa mundësi. Në pjesën e dytë, pak vapa, me një lojtar më pak, ramë fizikisht. E pësuam golin e parë prej një goditje standarte se ra përqendrimi. Kur pësuam golin e dytë, po rrezikonin e kërkuam të barazonim, atëherë na krijoi raste Egnatia – tha Shensoi -. “Pas Laçit erdhëm të kompensojmë tre pikët, nuk mundëm. E planifikonim që Egnatia do hynte në eufori dhe ashtu ishte, nuk luajti si me Vllazninë, nuk e lejuam. Por gjithsesi nuk mjaftoi, se humbëm ndeshjen. Çdo javë zvogëlohen shanset për mbijetesën, por sa të na lejojë matematika, do luajmë shanset deri në fund”.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI