Flash

Pesë ndeshje pa fitore, Sedloski: “Për të gjithë ne ka një zhgënjim të madh”. Çela ‘luan’ me arbitrat

Lapsi.al 6 May 2023
Pesë ndeshje pa fitore, Sedloski: “Për të gjithë ne ka

“Për të gjithë ne ka një zhgënjim të madh. e kemi pasur çdo gjë në dorën tonë. Pësuam dy gola një në fund të pjesës së parë dhe një në fund të pjesës së dytë. Edhe pse ishim me 10 lojtarë, kishim mundësinë për ta zgjidhur ndeshjen”. Goce Sedloski nuk arrin ti gëzohet një tjetër fitore, që i mungon prej 5 javësh, ekzaktësisht nga debutimi me Vllazninë. Kuqeblutë janë arritur në 2-2 edhe kundër Kastriotit të vendit të fundit, duke dalë jashtë zonës europiane përmes kampionatit. E tani për shkodranët, shansi i mbetur është vetëm Kupa e Shqipërisë e kthimi me Egnatian në Rrogozhinë ku nis gjithcka nga 1-1 i vajtjes. “Të vjen keq që nuk i morëm këto tre pikë. Normalisht që do të mendojmë për ndeshjen e Kupës. Sa i takon karakterit, të gjithë lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja. Sidomos në pjesën e dytë, kur kundërshtari nuk krijoi asnjë shans. Nuk ja dolëm ta mbajmë deri në fund. Nga nesër do të mendojmë për ndeshjen e Kupës”, e mbylli Sedloski.

ÇELA I LUMTUR: “SOT NUK NA DHANË KARTON TË KUQ”

“Kastriotit sot nuk i mungoi asgjë. Lojtarët dhanë maksimumin. Tendenca e gjërave që kemi punuar ishte. Pësuam një gol aksidental. Gjetëm forcat, barazuam. Unë jam shumë i lumtur me lojtarët e mi. Mendoj se meritonim pak më shumë, po të tregoheshim pak më të kujdesshëm. Por barazimi ishte rezultati më i drejtë”. Kështu është shprehur Emiljano Çela, pas 2-2 të Kastriotit me Vllazninë. Krutanët edhe pse të fundit, nuk heqin dorë nga përpjekjet, pavarësisht sa e vështirë është situata. “Eksperimentet? Do përfundojnë deri në momentin që arbitrat mos të japin më karton të kuq. Sot për shembull nuk na dhanë karton të kuq, ndeshjen tjetër do fusim lojtarët që do kemi të disponueshëm në vendet natyrale”.

Sa për arbitrimin, këtë herë tekniku Çela ka komplimentuar punën e tyre: “Është arbitri më i mirë në Shqipëri bashkë me Juxhin Xhajën. Ke qejf kur ke Enean arbitër të ndeshjes, qoftë nga mënyra si komunikon, qoftë nga mënyra si e menaxhon ndeshjen. Unë sot nuk e fitova ndeshjen, ishte një finale për mua, edhe prapë po them fjalët më të mira për arbitrin”.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI