Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Laçi "me drita", 100 fusha brenda vitit 2025: Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton investimet në infrastrukturë

Lapsi.al 29 April 2023
Laçi "me drita", 100 fusha brenda vitit 2025: Komiteti

Projekti "100 fushat" vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Federatën Shqiptare të Futbollit. Komiteti i Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi ditën e premte mbledhjen e radhës në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Në këtë mbledhje u miratuan të gjithë materialet për Asamblen e Përgjithshme të Zakonshme vjetore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Natyrisht u morën edhe vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me investimet në drejtim të infrastrukturës në disa qytete të vendit.

Në drejtim të infrastrukturës, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv miratuan investimin për sistemin e aksesit dhe biletarisë në Arenën e Demave. Një element i rëndësishëm për certifikimin ndërkombëtar të stadiumit kryeqytetas. U miratua gjithashtu bashkëpunimi për ndërtimin e një fushe të re me bar natyral në Bashkinë Roskovec. E gjithat në kuadër të projektit “100 fushat”, i cili po shtrihet në të gjithë territorin e vendit.

Një tjetër vendim i rëndësishëm në mbledhjen e djeshme ishte miratimi i projektit për ndërtimin e 2 fushave të reja në qytetin e Laçit dhe sistem ndriçimi për to. Njëra fushë do të jetë me bar natyral dhe tjetra me bar artificial. Kjo për të mundësuar një përdorim më intensiv për ekipet zinxhir dhe komunitetin e zonës.

Lexo më tej: Nuk ka më spostime, FSHF përcakton kalendarin e kampionatit e Kupës: ja kur do të luhet derbi

Investimi i fundit i miratuar ishte ai për rehabilitimin e ambienteve në Qendrën Sportive Kamëz. Përveç kësaj do të bëhet edhe ndërtimi në të i një fushe të re stërvitore me bar artificial.

Katër fushat e reja që do të ndërtohen janë pjesë thelbësore e projektit të FSHF-së, “100 fushat”. Brenda vitit 2025 synohet që sëbashku me të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në botën e futbollit ti shtohen inventarit të infrastrukturës në vend 100 fusha të reja me përmasa të mëdha.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI