Flash

Video/ Festoi si CR7 por diçka shkoi keq: sulmuesi del nga fusha me barrelë

Lapsi.al 28 March 2023
Video/ Festoi si CR7 por diçka shkoi keq: sulmuesi del nga fusha me
Një episod shumë i çuditshëm ka ndodhur në kampionatin e Vietnamit U-17, kur një sulmues festoi si CR7 por u dëmtua. Finalja e kampionatit të Vietnamit U-17 mes Viettel FC dhe Hong Linh Ha Tinh do të mbahet mend për shkak të një episodi shumë të çuditshëm dhe të trishtë gjithashtu. Sulmuesi i ri vietnamez Tran Hong Kien i Viettel shënoi golin e 4-0 në minutën e 60' të ndeshjes. Por pas festimit, doli nga fusha me barrelë. Sulmuesi i Viettel mbylli lehtësisht aksionin me një gol me portën praktikisht të zbrazët. Më pas ai donte të festonte si Cristiano Ronaldo, me mënyrën ikonike "Siuuu". Rezultoi në fakt se nuk ishte një ide e mirë. Kur pas kërcimit, sulmuesi vuri këmbët në tokë, një shenjë dhimbjeje u pa në fytyrën e tij. Kien filloi menjëherë të çalojë. Dhimbja ishte e fortë e ai u ul në tokë dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Sulmuesi i ri u desh të largohej nga fusha me barrelë dhe me lot të hidhur pasi u dëmtua duke imituar idhullin e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI