Flash

Video/ E pabesueshme në Madrid: lojtarët e Perusë rrihen me policinë, portieri përfundon në komisariat

Lapsi.al 28 March 2023
Video/ E pabesueshme në Madrid: lojtarët e Perusë rrihen me
Një lajm i bujshëm kronike vjen nga Madridi, ku kombëtarja peruane e futbollit u përplas me policinë gjatë natës. Peruja ndodhet në kryeqytetin spanjoll për një miqësore kundër kombëtares së Marokut. Lojtarët amerikano-jugor kishin dalë nga hoteli, jo shumë larg stadiumit Ëanda Metropolitano, për të përshëndetur bashkatdhetarët e shumtë që ishin mbledhur në hyrje për t'i brohoritur. Në një klimë ekzaltimi, sipas gazetës "Rpp", por policia ka shtyrë disa lojtarë, përfshirë Gianluca Lapadula. Forcat e rendit ndoshta i ngatërruan lojtarët e Perusë me tifozë që po përpiqeshin të kapërcenin barrierat e sigurisë. Ndaj reagimit të një prej lojtarëve të kombëtares së Perusë, mesfushorit Yoshimar Yotun, pasuan momente tensioni. Portieri Pedro Gallese, u ndalua për agresion. Ai dyshohet se goditi një oficer të policisë më grusht në sy, duke e dërguar në spital. Gallese u dërgua në një stacion policor të zonës dhe u lirua në mes të natës "pa asnjë akuzë", specifikon shtypi peruan. Konsullata peruane në Madrid ka lëshuar një deklaratë, duke mbështetur portierin e kombëtares dhe duke mohuar versionin e siguruar nga policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI