Flash

"Conte i mbylli lojtarët e Tottenham në zhveshtore": kjo është prapaskena e zbuluar nga Daily Mail

Lapsi.al 28 March 2023
"Conte i mbylli lojtarët e Tottenham në zhveshtore": kjo
Conte nuk është më trajneri i Tottenham, por vazhdojnë të zbulohen prapaskena mbi acarimin e mardhënieve të teknikut me lojtarët e drejtuesit që sollën divorcin. Më drastike, gjatë kohës së qendrimit të italianit në pankinën e londinezëve, ëqshtë ajo e zbuluar nga Daily Mail. E përditshmja britanike tregon se Conte i mbylli lojtarët e tij në dhomën e zhveshjes. Trajneri dhe Tottenham u shkëputën me marrëveshje të përbashkët, pasi italiani kishte bërë deklarata të pakëndshme ndaj klubit. Marrëdhëniet e tij me dhomën e zhveshjes ishin përkeqësuar pas kritikave të tij edhe ndaj lojtarëve. Karakteri dhe qëndrimi taktik i teknikut leçez ishte në kundërshtim me idenë e lojtarëve dhe klubit. Kështu që Conte ia la stolin zëvendësit të tij Stellini. Një prapaskenë e zbuluar nga Daily Mail tregon se si lojtarët kanë arritur në përfundimin se nuk duan të kenë të bëjnë më me Conte.

PRAPASKENA

Pasi Tottenham kishte fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, Conte provoi një mjet të fundit për t'i vendosur lojtarët para përgjegjësisë. Trajneri mblodhi të gjithë lojtarët në dhomën e zhveshjes së qendrës stërvitore të Enfield. E, kur hyri edhe i fundit, ai mbylli derën dhe i tha Kane të qëndronte atje për të diskutuar dhe kuptuar arsyen e figurave të shëmtuara të bëra në fushë. Ironikisht, ajo që vendosën lojtarët e Spurs ishte se problemi ishte Conte, ai dhe ngurtësia e tij taktike. Pasi vendosën këtë, ata shkuan t'i kërkonin atij të ndryshonte lojën dhe ta bënte atë më ofensive. Gjë që tekniku e bëri, por erdhën eleminimet në FA Cup dhe në Champions League që shtypën entuziazmin e dhomave të zhveshjes. Sidoqoftë nuk shkoi shumë dhe trajneri u hoq, për lumturinë e shumë lojtarëve të Spurs.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI