Flash

Video/ Pas 280 ditësh rikthehet Ibrahimovic: Milan likuidon Atalantën e merr vendin e dytë

Lapsi.al 26 February 2023
Video/ Pas 280 ditësh rikthehet Ibrahimovic: Milan likuidon Atalantën

Milan mposhti Atalantën 2-0, duke fituar përballjen direkte për zonën Champions League. Kuqezinjtë kalojnë në vendin e dytë të renditjes me pikë të barabarta me Interin. Një sukses i merituar për Milan, që dominoi ndeshjen me bergamaskët. Takimi në San Siro u vendos nga një autogol fatkeq i portierit Musso. Goditja e Theo Hernandez u përplas në shtyllë me topin që goditi shpinën e Musso, për të përfunduar në rrjetë. Në minutën e 86' Messias mbylli historinë me një devijim nën portë. Maignan, në kthimin e tij pas 5 muajsh, kaloi një ndeshje pa rrezik. Në fushë edhe Ibrahimovic, pas një mungese prej 280 ditësh për shkak të dëmtimit.

Lexo më tej: Video/ Bologna sërish fatale për Inter: mes golit të anuluar Barrow e dorës së Darmian, zikaltrit i ndëshkoi Orsolini

Milan fiton dhe bind. Skuadra e Piolit mundi Atalantën 2-0 dhe u bashkua me kushërinjtë e tyre Interin në vendin e dytë të renditjes. Në San Siro u shënua nga një gol në çdo pjesë. Në minutën e 26' autogoli i Musso erdhi pasi e majta e Theos nga 20 metra u përplas nga shtylla në shpinën e portierit, për avantazhin e kuqezinjve. Në pjesën e dytë Giroud dhe Messias humbën mundësinë për të dyfishuar, por braziliani e kompensoi në fund. Shpikja e Leaos e nxorri atë përballë me Musso, që e kaloi me një prekje të bukur. Vetëm vlerësime pozitive për Piolin, përfshirë rikthimin në fushë të Ibrahimovic. Për Atalantën e Gasperinit, në humbjen e dytë radhazi dhe ndjekja e Champions bëhet e vështirë. Lajmi i mirë për kuqezinjtë është fitorja dhe rikthimi i një pike vendimtare force si ajo e portierit titullar. Maignan do të rikthejë sigurinë në prapavijë, edhe pse kundër Atalantës nuk pati shumë punë.

Serie A Italy

Bologna 1-0 Inter

Salernitana 3-0 Monza

Udinese 2-2 Spezia

AC Milan 2-0 Atalanta

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI