Flash

Video/ Rashford një tren, United merr trofeun e 6-të të Carabao Cup: Karius pëson dy, Newcastle dorëzohet

Lapsi.al 26 February 2023
Video/ Rashford një tren, United merr trofeun e 6-të të Carabao

Këtë herë Marcus Rashford nuk arriti të nënshkruajë rezultatin. Megjithatë, ylli i tij ndriçoi edhe fushën e Wembley, ku Manchester United kthehet të fitojë një trofe gjashtë vjet pas herës së fundit. Djajtë e Kuq fituan 2-0 finalen e Carabao Cup ndaj Newcastle dhe në të dy golat numri 10 bëri të tijën. I tij faulli i fituar për avantazhin e Casemiro. E po Rashford detyroi Botman të shkaktojë autogolin që mbylli ndeshjen në favor të United.

NEWCASTLE ZGJATI 30 MINUTA

Krahasuar me ndeshjen e së enjtes kundër Barcelonës, Erik Ten Hag ndryshoi vetëm korsinë e djathtë. Jashtë Wan-Bissaka dhe Sancho, për Dalot dhe Antony. Për 30 minutat e para, zgjedhja ngriti disa dyshime. Newcastle këmbëngulte në korsinë tjetër, por kur topi mbërrinte te Saint-Maximin, nuk kishte histori. Dalot nuk ishte në gjendje t'i mbante hapin e dublimi nuk funksionoi. De Gea u detyrua të bënte një pritje fenomenale për të mbajtur portën të pastër.

RIZGJIMI I UNITED

Në minutën e 31' naiviteti i Guimaraes i kushtoi shtrenjtë bardhezinjve. Braziliani pengoi Rashford, Shaw ekzekutoi goditjen e lirë dhe shpiku një krosim për manual. Casemiro u fut mes portierit dhe mbrojtësve e me kokë kaloi United në avantazh. Kaluan gjashtë minuta dhe serviret 2-0. Sërish Rashford kombinoi me Weghorst, por anglezi e kaloi Karius falë devijimit vendimtar të Botman. Për 25-vjeçarin është një tjetër ndeshje si protagonist në vitin 2023. 12 gola për të në vitin e ri dhe mbi të gjitha në Carabao Cup statistikat flasin për pesë gola dhe dy asiste në gjashtë ndeshje.

Lexo më tej: Në portë është katastrofë, po Leotta ka parë tjetër gjë te Karius: “Forca jote më bëri të dashurohesha me ty”

PJESA E DYTË

Në fund të pjesës së parë, Weghorst për pak sa nuk shënoi dhe Karius i mohoi golin duke bërë një mrekulli. 2-0 në pjesën e parë është befasues për Newcastle, shumë më i rrezikshëm se United. Magpies megjithatë ishin më pak të ftohtë dhe me fat në metrat e fundit. Të rikthyer në fushë, bardhezinjtë u përpoqën ta përmbysin ndeshjen në çdo mënyrë. Por ata janë të çekuilibruar përpara dhe i japin hapësira Djajve të Kuq. Rashford është një tren, por shpesh shërbehet keq. Në kohën shtesë Ten Hag futi edhe kapitenin Maguire dhe u mbyll në gjysëmfushën e tij. Në minutën e 93' Karius pengoi Bruno Fernandes të shënojë 3-0. Në bilbilin e trefishtë, Rashford & Co fitojnë Kupën Carabao për herë të gjashtë në histori. I fundit ishte në vitin 2016, me Mourinhon në pankinë e me Ibrën qendërsulmues.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI