Flash

Skandal i ri edhe mbi Benfica: dyshime për korrupsion për tu futur në Champions League

Lapsi.al 22 February 2023
Skandal i ri edhe mbi Benfica: dyshime për korrupsion për tu futur

Benfica është përfshirë sërisht nga një stuhi polemikash. Klubi portugez, prej kohësh ka qenë në shënjestër të drejtësisë. Fillimisht për shkak të manipulimit të dyshuar të rezultateve të disa ndeshjeve të kampionatit. Por tani luzitanët janë përfshirë nga një skandal i ri, që i përket sezonit 2017/18. Sipas mediave vendase, hetimi është ngritur mbi një hipotezë korrupsioni. Episodi ka të bëjë me javën e fundit të kampionatit, kur skuadra e atëhershme e drejtuar nga Rui Vitoria rrëmbeu vendin e dytë in extremis. Fitorja 1-0 me penallti ndaj Moreirense, i siguroi Benfica hyrjen në Champions League.

Me Porto tashmë kampione, Benfica luante gjithçka në një kokë më kokë në distancë me kushërinjtë e Sporting Lisbona. Ata kishin të njëjtat pikë në renditje, por me avantazhin në ndeshjet direkte në anën e tyre. Penalltia vendimtare erdhi në pjesën e dytë për një prekje me dorë të Alfa Semedo. Pikërisht ai u ble nga Benfica në fund të sezonit për 2.5 milionë euro. Rrethanë nga e cila kanë lindur dyshime për një trukim. Zbarkimi në Champions League do t'i garantonte klubit të ardhura prej 43 milionë eurosh dhe pagesa për të nuk është asgjë.

Lexo më tej: Skandali i ndeshjeve të trukuara në Portugali merr përmasa: nën hetim Benfica e Rui Costa

TELEFONATA E MESAZHI I DYSHIMTË

Kjo nuk është e gjitha. Sipas rikonstruksioneve të mediave portugeze, në atë periudhë ka patur një korrespondencë intensive telefonike shumë të dyshimtë. Presidenti i atëhershëm i Shqiponjave, Luís Filipe Vieira kontaktonte me Jorge Jesus, trajneri i Sporting Lisbona, por në pankinën e Benfica nga viti 2009 deri në vitin 2015. Të dy kishin shkëmbyer disa mesazhe në javët e fundit të kampionatit, gjatë të cilave u luajt edhe derbi, i cili përfundoi 0-0. Njëra prej tyre thoshte: "Nuk kam asnjë dyshim se ne të dy dimë më shumë kur jemi në gjumë, sesa dikush prej tyre kur është zgjuar".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI