Flash

"Nëse kualifikohemi mund të jetë si në 2010-ën": Moratti tregon edhe njeriun e ndeshjes me Porton

Lapsi.al 22 February 2023
"Nëse kualifikohemi mund të jetë si në

Massimo Moratti është presidenti që rrëmbeu suksesin e fundit italian në Champions 13 vjet më parë. Sot që Interi sfidon Porton në 1/8, Moratti sheh shumë ngjashmëri me vitin e tripletës 2010: “T'i eliminosh nuk ngjan si arritje, por do të jetë e tillë - deklaroi ai për La Gazzetta dello Sport -. Do të ishte një kartëvizitë e shkëlqyer për të bërë rrugë më pas. Skuadra është e fortë dhe eksperte. Nuk shoh skuadra të pamposhtura. E nëse kalojmë, mund të fitojmë besim. Në fund të fundit, kjo ndodhi edhe në vitin 2010, pasi eliminuam Chelsean në 1/8..."

Ndoshta ka ardhur koha për një tjetër triumf italian: “Duke ditur që Interi ishte skuadra e fundit italiane që fitoi, më bën krenar. Por jeta vazhdon dhe shpresoj se trendi i fundit në futbollin tonë do të ndryshojë. Ky është një sezon anomal, pa kundërshtarë të pamposhtur. Edhe Milani dhe Napoli gjithashtu mund të bëjnë rrugë. Napoli nuk është më një surprizë, as në Evropë. Milani ndonjëherë duket se luan lehtë, herë të tjera duket se ka vështirësi të mëdha. Të shohim se cili nga të dy do të dalë në fushë në Londër. Futbolli ynë duhet të kthehet në plan të parë edhe në Evropë”.

NGA MOURINHO TE INZAGHI

Pastaj Moratti kthehet te Porto dhe 2010-a: "Në atë kohë ishte Mourinho, por Inzaghi në ndeshjet direkte di tia dalë. Vitin e kaluar luajtëm në të njëjtin nivel me Liverpool. E tre muaj më parë eliminuam Barcelonën në fazën e grupeve. Për Conte thuhej se ishte i fiksuar, por ndërkohë solli titullin. Me Inzaghi skuadra është më e lirë të shprehet, por ka shumë ulje dhe ngritje. Sonte, nëse skuadra ka të njëjtin qendrim si ndaj Napolit dhe Milanit, janë favoritë. Porto është një ekip i fortë dhe i organizuar. Sergio Conceiçao ishte një lojtar i mirë dhe një djalë inteligjent, përbërës vendimtar për t'u bërë një trajner i madh".

Lexo më tej: Video/ Lukaku rikthehet te goli: Inter mposht Udinese e shkëputet nga Milan

Moratti nuk ka dyshime, njeriu i ndeshjes ndaj portugezëve do të jetë Lautaro. Argjentinasi vjen nga një periudhë shumë pozitive: "Sulmues i pabesueshëm, që shënon, lufton dhe është vendimtar. Një nga ata që kombinohen me një formacion për gjithë jetën. Ai do të jetë njeriu i ndeshjes".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI