Flash

Manchester City nën hetim, Guardiola kishte paralajmëruar: "Nëse zbuloj që më gënjejnë, iki ditën tjetër"

Lapsi.al 7 February 2023
Manchester City nën hetim, Guardiola kishte paralajmëruar:

Me Manchester City nën hetim nga ana e Premier League, të gjithë në Angli po pyesin nëse Pep Guardiola do të jetë ende në pankinën e Citizens në të ardhmen e afërt. Arsyeja qëndron në një arsyetim të bërë nga trajneri katalanas diçka më pak se një vit më parë. Ishte maji i vitit 2022, menjëherë pas eliminimit nga Champions League ndaj Real Madrid. Në atë kohë ishin ngritur akuzat nga UEFA që fillimisht përjashtuan klubin nga kupat europiane. Pastaj CAS i hodhi poshtë.

"Në atë kohë u kërkova drejtuesve të mi t'u përgjigjeshin pyetjeve të mia për dyshimet që qarkullonin për City. E pamë njëri-tjetrin në sy dhe besova 100% në përgjigjet që më dhanë - tha Guardiola -. Gjithashtu u thashë atyre: nëse mësoj se po më gënjeni, të nesërmen do të largohem dhe nuk do të jemi më miq. Dua të përfaqësoj një klub që vepron në mënyrën e duhur".

Lexo më tej: Tronditet Manchester City, hetim mbi 100 shkelje të konstatuara: rrezikon titujt e fituar e përjashtimin nga Premier League

Nuk është rastësi që tabloidët e ndryshëm, mbi të gjitha The Sun, e vunë katalanasin nën presion. Guardiola ka zbuluar se është gati të largohet nga Manchester City nëse vërtetohen akuzat e Premier League. Madje edhe përpara një dënimi të mundshëm (që mund të vijë në sezonin aktual apo në sezonin e ardhshëm). Situata për Citizens nuk është e lehtë, me më shumë se 100 shkelje të supozuara nga Premier League.

ÇFARË RREZIKON CITY

Klubi i Mansour akuzohet për thyerje të rregullave ekonomike dhe financiare të Premier në sezonet nga 2009/10 deri në 2017/18. E nëse vërtetohen mund të çojnë në sanksione të ndryshme, duke përfshirë penalitet në renditje apo edhe përjashtim nga kampionati. Në rrezik do të ishin edhe titujt e fituar në periudhën e përfunduar nën objektivin e Premier League. Bëhet fjalë për tre Premier League, një FA Cup dhe tre Carabao Cup.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI