Një tjetër aksident është shënuar disa minuta më parë në bypassin e Lushnjës. Mësohet se një çift, Olimbi dhe Arqile Gjini, 80 dhe 81-vjeç janë përplasur me ndarësen e autostradës. Si pasojë e përplasjes të moshuarit kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë nisur drejt spitalit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, ndërsa paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e lëvizjes së mjetit.