Flash

Gjykata jep dënimin për autorët e masakrës së teatrit Bataclan të Parisit

Lapsi.al 30 June 2022
Gjykata jep dënimin për autorët e masakrës së teatrit

19 persona u shpallën fajtorë për terrorizëm për sulmet e Shtetit Islamik në teatrin Bataclan dhe disa zona të tjera të Parisit në nëntor të vitit 2015. Drejtuesi i gjykatës dha vendimin pas një procesi që zgjati 9 muaj.

Salah Abdeslam, i vetmi i mbijetuar i komandove kamikazë që vranë 130 njerëz dhe plagosën 350 të tjerë, u shpall fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje i lidhur me një organizatë terroriste.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe pa të drejtë lirimi me kusht. Ky është dënimi më i rëndë në Francë. 18 të tjerë të akuzuar se kanë luajtur role kyçe në sulmet më të rënda të vendit në kohë paqeje u shpallën fajtorë “për të gjitha akuzat”. Vetëm 1 person u shpall i pafajshëm.

Vetëm 14 prej tyre u paraqitën në gjykatë ndërsa 6 të tjerë janë gjykuar në mungesë. Sulmet në Paris traumatizuan të gjithë opinion botëror në atë kohë. Sallat e muzikës, disa bare dhe restorante dhe perimetri i stadiumit “Stade de France” ishin vënë në shënjestër të sulmeve disa orëshe në të gjithë Parisin.

Abdeslami kishte thënë në fillim të gjyqit se ai ishte “ushtar” i Shtetit Islamik, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Ai u kërkoi falje viktimave dhe tha gjatë gjyqit se kishte zgjedhur në momentin e fundit të mos shpërthente jelekun e tij me eksploziv.

Por gjykata tha se jeleku i tij shpërthyes nuk funksionoi. Salah Abdeslam nuk reagoi pasi gjykata i dha dënimin. Që nga viti 1994 kur Franca legalizoi dënimin me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi më kusht, Abdeslam është personi i pestë që dënohet në këtë shtet me këtë vendim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI