Flash

Bashkëshorti i ish-ministres: Rama është bullizues me vartësit

Lapsi.al 29 June 2022
Bashkëshorti i ish-ministres: Rama është bullizues me

Kryetari i PSD-së në Kosovë, Dardan Molliqaj ka komentuar raportin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.

Molliqaj që është edhe bashkëshorti i ish-ministres së arsimit, Besa Shahini thotë se Rama është bullizues dhe këtë e tregoi edhe gjatë takimit që mbajtën të dyja qeveritë në Prishtinë.

“Unë kam problem me Ramën. Mendoj se është i papranueshëm bullizmi i Edi Ramës ndaj Albin Kurtit që u ushtrua këtë herë. Ai e ushtroi bullizmin edhe ndaj ministrave.

Këtë e bën edhe ndaj ministrave të tij. Por besoj se problemi qëndron diku tjetër. Qëndron në faktin se ky bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri është problem për dikë”, - tha Molliqaj.

Molliqaj njihet edhe për qëndrimet kritike që mban ndaj Albin Kurtit për të cilin tha se tashmë është bërë “kosovocentrik” dhe se tek ai e gjejnë strehën kosovocentrikët që të sulmojnë Ramën”.

“Besoj që të dy kanë përgjegjësitë e tyre, por Kurtit po i konvenon. Ai ka ndërruar gëzofin ose ata që e vesh veten. Nga një nacionalist shqiptar është bërë kosovocentrik. Pasi fitoi u bë.

Tash e ke vërejtur, ata që janë kosovocentrikë, unë nuk jam, por kanë të drejtë njerëzit të jenë, kanë gjetur strehë të Kurti për ta kritikuar Ramën. As Ramën nuk e kritikojnë për atë arsye. Por duan ta sulmojnë Shqipërinë” – tha Molliqaj në T7. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI