Flash

Ministrja Ekonomi "konkurron" Elisën: Edi Rama është brand ndërkombëtar

Lapsi.al 30 June 2022
Ministrja Ekonomi "konkurron" Elisën: Edi Rama është

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi, nuk është tërhequr nga furçat e bëra ndaj kryeministrit Rama, të cilin e cilësoi si një brand ndërkombëtar. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Ekonomi tha se arritjet e bëra nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare, vijnë si pasojë e të qenit kryeministri Rama një brand ndërkombëtar.

Sipas ministres ajo që ka arritur sot Shqipëria në arenën ndërkombëtare është e panjohur më përpara.

“Në fakt të gjithë e dimë që brandi është term shumë i rëndësishëm në marketing, pavarësisht nëse brandi është tregtar apo politik. Ai që është brend do të marketojë ndryshe një cilësi të asaj që përfaqëson. Dhe zoti Rama është pikërisht ai që di të marketojë ndryshe një cilësi të popullit shqiptar. Është një brand ndërkombëtar. Ajo që ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është e panjohur më përpara, prandaj edhe trembeni ju. Është ndryshe nga çdo herë tjetër. Në çdo detyrë që që kemi marrë në arenën ndërkombëtare, kemi dalluar në këto vite. Mos harroni sa mirë që u menaxhua kryesimi i OSBE-së, mos harroni zërin që kemi sot në NATO. Ka një arsye pse zoti Rama është brand ndërkombëtar, nuk e ç’bëjmë dot këtë se e shikojmë ne, e shikojnë dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Ekonomi.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI