Flash

Lajçak: “Situatë e re” në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Lapsi.al 30 June 2022
Lajçak: “Situatë e re” në marrëdhëniet

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se në marrëdhëniet Kosovë-Serbi është krijuar një “situatë e re” që i ka ndryshuar “planet dhe temat” e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi. Kjo, pasi qeveria e Kosovës, më 29 qershor, miratoi vendimin për mundësitë e riregjistrimit të veturave me targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë me targa RKS (Republika e Kosovës). Qeveria e Kosovës, po ashtu, miratoi udhëzimin për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, sipas të cilit, të gjithë personat që kanë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të duhet të pajisen me një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente. Qytetarët e Kosovës, me vite, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale, kur hyjnë në territorin e Serbisë.

Beogradi zyrtar reagoi ashpër ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti “po i kërcënon me luftë serbët në Kosovë”. Lajçak tha për gazetarët në Beograd se “kjo situatë duhet të zgjidhet”.

“Nuk guxojmë të lejojmë që të ndodhë ndonjë krizë”, tha ai.

Përpara se të udhëtonte në Beograd, më 29 qershor, Lajçak ka qëndruar në Kosovë nga data 27 qershor, ku ka thënë se është duke punuar për përgatitjen e një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Lajçak përsëriti të enjten se vizita e tij në rajon ka pasur për qëllim përgatitjet për takimin e radhës të liderëve.

“Unë kam ardhur në rajon për t’u përgatitur për takimin e ardhshëm të krerëve dhe për të folur për përparimin dhe normalizimin e marrëdhënieve. Tani duhet ta zgjidhim këtë situatë”, tha Lajçak.

Deri tani, Kurti dhe Vuçiç janë takuar vetëm dy herë, por pa bërë ndonjë përparim konkret në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Ky proces ka nisur qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Duke reaguar ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës, më 29 qershor, Vuçiç ka thënë se përgjigjja e Serbisë do të jetë e matur.

“Ne nuk do të ndërmarrim veprime ushtarake, por kërkojmë që të mos ua marrin pronat njerëzve dhe të mos i dëbojnë”, ka thënë ai.

Vuçiç, po ashtu, ka thënë se Serbia është e gatshme për dialog, por, sipas tij, pala kosovare nuk është. / REL

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI