Flash

U kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Pogradec

Lapsi.al 19 June 2022
U kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i

Vijon operacioni i koduar “Perimetri 178”, ndërsa në pranga ka rënë një 21-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Xhuljano Diko, banues në Durrës, i cili u kap duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm.

"Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. D., 21 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e Policisë, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Jeep Grand Cherokee”, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”", njofton policia.

Të këshilluara

Bitcoin humb 70% të vlerës në treg

Çmimi i Bitcoin-it ra nën vlerën 20 mijë dollarë të shtunën, për herë të parë që nga viti 2020. Ky është treguesi më i fundit se shitja masive e kriptomonedhave...

22:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46