Flash

Sekuestrohen 20 kg kanabis, kush janë 5 trafikantët e arrestuar në Kukës

Lapsi.al 19 June 2022
Sekuestrohen 20 kg kanabis, kush janë 5 trafikantët e arrestuar

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Long way”, ndërsa në pranga janë vënë 5 presona, pasi u kapën me 20 kg kanabis.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë Dritan Xhindaj, 33 vjeç, Tautant Bejaj, 36 vjeç, Tili Xhindi, 34 vjeç, Skerdilajd Veizaj, 32 vjeç dhe Kleanth Hoxha 47 vjeç, banues në Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe me Prokurorinë Kukës.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas. Sekuestrohen 20 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1.250 euro, 1 automjet dhe 10 telefona. Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të procedimit penal të nisur disa ditë më parë, kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Long way”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. Xh., 33 vjeç, banues në Kanin, T. B., 36 vjeç, T. Xh., 34 vjeç, S. V., 32 vjeç dhe K. H., 47 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një lokali, me 20 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Bitcoin humb 70% të vlerës në treg

Çmimi i Bitcoin-it ra nën vlerën 20 mijë dollarë të shtunën, për herë të parë që nga viti 2020. Ky është treguesi më i fundit se shitja masive e kriptomonedhave...

22:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46