Flash

Vulin: Kërkojnë që Serbia të shlyejë mëkatin e tyre me njohjen e Kosovës

Lapsi.al 18 June 2022
Vulin: Kërkojnë që Serbia të shlyejë mëkatin e

Beogradi del kundër të gjitha kërkesave të artikuluara së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për njohjen reciproke të pavarësisë së Kosovës. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, thekson se ata që po e kërkojnë një gjë të tillë duan të shlyejnë mëkatet e tyre, por Beogradi nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, shprehet i vendosur se Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë. Madje, tha ai, edhe nëse e njeh e gjithë bota, Serbia nuk do ta njohë dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka, tha Vulin.

 Duke komentuar pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se me Kosovën është krijuar një precedent dhe se Rusia ka të drejtë të njohë republikat në Donbas sipas Kartës së OKB-së, Vulin vlerësoi se duke njohur të ashtuquajturën Kosovë si shtet, Perëndimi përdori të drejtën e më të fortëve.

Ministri serb theksoi se ajo ka dy skaje. Në Serbi, ligji ndërkombëtar u “vra” në agresionin e NATO-s në 1999 dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë.

Ministri serb u shpreh se Rusia i referohet shembullit të Perëndimit, dhe ata që e dhanë atë shembull, vështirë se kanë një argument moral për ta dënuar atë për atë që ata vetë e vendosën si parim.

Aleksandër Vulin vlerësoi se vendet që kanë njohur “të ashtuquajturën” Kosovë mund të kenë një argument moral për të dënuar Rusinë nëse e kuptojnë gabimin dhe tërhiqnin njohjet.

Në përfundim, ministri Vulin theksoi se në vend të kësaj, ata po kërkojnë që Serbia të njohë të ashtuquajturën Kosovë, dhe me këtë duan që të shlyejnë mëkatin e tyre me njohjen e saj.

Të këshilluara

Luftë dhe shpresë

Nga Ditmir Bushati “Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspektivën europiane. Ne duam që ata të jetojnë me ne ëndrrën europiane”. Këto ishin fjal...

11:53

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46