Flash

Shpejtësi deri në 179 km/h në Rrugën e Kombit, policia ndëshkon me gjoba shoferët

Lapsi.al 18 June 2022
Shpejtësi deri në 179 km/h në Rrugën e Kombit, policia

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet gjatë fundjavës në rrugët kryesore të vendit, duke përdorur radarët automatikë, kamera, aparate fotografike dhe mjete të paloguara. Vetëm ditën e sotme janë pezulluar 78 leje drejtimi, ndërsa janë evidentuar 35 drejtues që po qarkullonin me shpejtësi tej normave, përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Njoftimi i policisë:

Siguria Rrugore në fundjavë, kontrolle të shtuara nga Policia.

Monitorim i qarkullimit në Rrugën e Kombit, me makinën inteligjente dhe me radarin automatik. Monitorim edhe në akset kryesore nacionale, nga Morina nga Sarandë, duke përdorur radarët automatikë, kamera, aparate fotografike dhe mjete të paloguara.

Shpejtësi deri në 179 km/h në Rrugën e Kombit dhe në akse të tjera rrugore.

Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 14:30, makina inteligjente dhe radari automatik kanë skanuar shpejtësi 139 km/h deri në 179 km/h, në Rrugën e Kombit.

78 leje drejtimi të pezulluara, për shpejtësi deri në 179 km/h, dhe 129 masa administrative për shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Gjithashtu, gjatë monitorimit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh, të cilët, krahas qarkullimit me shpejtësi përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, konkretisht:

٠35 drejtues janë evidentuar duke i kryer të treja shkeljet njëkohësisht, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, mosvënie të rripit të sigurimit, si dhe përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. Masat administrative për këta drejtues mjetesh, kanë variuar nga 30.000 lekë të rinj deri në 100.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi Policia Rrugore nuk është në aksion, por është në punë 24/7, vetëm për qëllimin madhor, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes që të mos abuzojnë me rregullat e qarkullimit, pasi të gjitha akset rrugore të vendit vijojnë të monitorohen nga makina inteligjente dhe nga mjete të paloguara të Policisë Rrugore.

Shpejtësia, alkooli dhe garat të ndërpresin rrugëtimin e jetës.

#zbatorregullatudhëtoiisigurtë

Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë!

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI