Flash

Sherri për dashurinë i mori jetën, flasin fqinjët e Martin Çeços: Ishte tip i mbyllur, mezi nxirrte bukën e gojës (VIDEO)

Lapsi.al 18 June 2022
Sherri për dashurinë i mori jetën, flasin fqinjët e Martin

Vrasja e Martin Çeços në Maliq ka tronditur familjarët dhe fqinjët e 26-vjeçarit, të cilët e përshkruajnë si një njeri të qetë. Një prej fqinjëve, Ditke Dokolli ka treguar se i riu dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte me persona të tjerë.

“Jetonin me djersë dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu, jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, motra e 26-vjeçarit ka treguar se i vëllai e ka telefonuar tri ditë pasi të zhdukej dhe familjarët të kërkonin ndihmën e policisë për ta gjetur.

Ajo ka thënë se Martini kishte qarë teksa flisnin, duke i thënë se disa persona po e kërcënonin.

Motra e të riut ka pranuar se ajo dhe babai kishin dijeni për lidhjen e tij me një vajzë, edhe pse nuk e njihnin.

Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë, por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcenonin disa përsona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte”, ka thënë ajo.

Autorët e vrasjes së Martin Çeços ishin Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Pasi e vranë të riun ata tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të raportit të 26-vjeçarit me një vajzë, me të cilën ai komunikonte vazhdimisht.

Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë./ ABC

https://www.youtube.com/watch?v=xr90FGRJ0J4

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46