Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

6 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen mallra të ndryshme

Lapsi.al 18 June 2022
6 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen mallra të ndryshme

Gjashtë persona u arrestuan gjatë një operacioni që policia e Tiranës zhvilloi mbrëmjen e të premtes në një parking në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.

Në këtë parking, blutë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.

Si rezultat i këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Xh. Sh. dhe S. M., punonjës të pikës doganore Morinë, Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërsa në pranga ranë shtetasit:

– E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;

– A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;

– E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Free road”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Sekuestrohen mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, një autobuz dhe tre automjete.

Vihen në pranga 6 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Procedohen penalisht 2 doganierë të pikës doganore Morinë, Kukës, për shpërdorim detyre.

Shpallet në kërkim administratori i një subjekti postar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Free road”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;

– A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;

– E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Xh. Sh. dhe S. M., punonjës të pikës doganore Morinë, Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi S. B., administrator i një subjekti privat.

Në rrugën “Jordan Misja”, në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46