Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Zbulohet parcela me kanabis në Mallakastër, pranga 64-vjeçarit

Lapsi.al 18 June 2022
Zbulohet parcela me kanabis në Mallakastër, pranga 64-vjeçarit

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 64 vjeçar pasi e kanë kapur duke kultivuar 50 bimë kanabisi. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Njoftimi i policisë/ Mallakastër

Fnalizohet me sukses, pas një hetimi njëmujor, operacioni policor i koduar "Ngraçan".

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Mallakastër.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga 1 shtetas.

Gjenden dhe sekuestrohen 50 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar "Ngraçan", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Ngraçan, u gjetën të kultivuara 50 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Nga hetimet dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi F. H.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46