Flash

Lojëra fati të paligjshme në Lezhë, dy të rinj shpallen në kërkim

Lapsi.al 18 June 2022
Lojëra fati të paligjshme në Lezhë, dy të rinj shpallen

Pronarët e një lokali janë shpallur në kërkim në Lezhë, pasi përdornin ambientet e biznesit të tyre për të organizuar lojëra fati.

Shtetasit R. D., 29 vjeç dhe A. N., 33 vjeç akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Evidentohet një lokal i përshtatur për organizimin e lotarive të palejuara, me pajisje kompjuterike që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sekuestrohen 8 kompjutera, tavolina pokeri dhe çipsa.

Shpallen në kërkim 2 poseduesit e lokalit.

Në zbatim të Letër Porosisë së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të Planit të Masave të miratuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, me objekt pune “Kontrollin e territorit, parandalimin, identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojëra të fatit”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme, që në disa raste ka sjellë edhe konflikte mes qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme dhe si rezultat kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Gjatë këtij operacioni, në qytet Lezhë, në lagjen “Besëlidhja”, është ushtruar kontroll në ambientet e një lokali që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, me pajisje kompjuterike që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në ambientet e këtij lokali janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 8 kompjutera për lojëra fati të ndezur në gjëndje pune, 3 tavolina pokeri dhe çipsa.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit R. D., 29 vjeç dhe A. N., 33 vjeç, banues në Lezhë, të cilët dyshohen se kanë përshtatur lokalin që posedonin, për organizimin e lotarive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46