Flash

Bitcoin humb 70% të vlerës në treg

Lapsi.al 18 June 2022
Bitcoin humb 70% të vlerës në treg

Çmimi i Bitcoin-it ra nën vlerën 20 mijë dollarë të shtunën, për herë të parë që nga viti 2020. Ky është treguesi më i fundit se shitja masive e kriptomonedhave po zgjerohet. Bitcoin, kriptomonedha më popullore, ra nën nivelin e 19 mijë dollarë dhe duke vazhduar luhatjen në këtë nivel, sipas faqes së lajmeve për kriptomonedhat CoinDesk. Hera e fundit që Bitcoin ishte në këtë nivel ishte në nëntor 2020, ndërsa kishte arritur pikun e vlerës në gati 69 mijë dollarë, sipas të dhënave të CoinDesk. Shumë nga ekspertët e kësaj industrie besonin se vlera e monedhës nuk do të binte nën 20 mijë dollarë.

Bitcoin ka humbur tashmë mbi 70% të vlerës së tij që kur arriti kulmin.

Ethereum, një tjetër kriptomonedhë popullore, ka pësuar një rënie të ngjashme gjatë javëve të fundit, dhe pësoi një humbje të ngjashme të shtunën. Kjo është shenja më e fundit e paqëndrueshmërisë në industrinë e kriptomonedhave, ndërkohë që paqartësia ka përfshirë tregjet financiare. Investitorët po shesin pasuritë që paraqesin rrezik më të madh, pasi bankat qendrore vendosi të rrisë normën e interesit si pjesë e masave për të luftuar inflacionin në rritje.

Vlera e përgjithshme në treg e pasurisë në kriptomonedha ka rënë nga 3 trilionë dollarë, në më pak se 1 trilion dollarë, sipas të dhënave të coinmarketcap.com, një kompani që ndjek çmimet e kriptomonedhave./ VOA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46