Flash

Denoncimi i deputetit demokrat: Në Kuvend pihet hashash

Lapsi.al 16 June 2022
Denoncimi i deputetit demokrat: Në Kuvend pihet hashash

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Sula hodhi dyshime të forta se në kafenë e Kuvendit pihet dhe hashash.

“Këtu, te kafja ngjitur vjen era puro që pijnë pasanikët e pushtetarët, mos them ndonjë gjë tjetër që vjen edhe era hashash.

Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë.

Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit. Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike.” - tha Dashnor Sula.

Pas fjalës së deputetit Sula, ka reaguar kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila e cilësoi si fyerje deklaratën në fjalë dhe tha se ai duhet të kërkojë falje.

“Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve deputetë, duke thënë një të vërtetë të madhe. Ju kërkoj të kërkoni falje.”-tha Lindita Nikolla.

Ndërsa deputeti Sula tha se “nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt.” 

Të këshilluara

Mbytet një grua në liqenin e Butrintit

Mbytet një grua në liqenin e Butrintit në Sarandë. Policia e cilëson ngjarjen aksidentale. “Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manast...

15:08

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI