Flash

Tenderi abuziv për rrugën Maliq-Strelcë, fituese oferta 1 milion euro më e lartë

Lapsi.al 16 June 2022
Tenderi abuziv për rrugën Maliq-Strelcë, fituese oferta 1 milion

Vazhdon seria e tenderave abuzive të Autoritetit Rrugor Shqiptar për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Kësaj radhe skandali është përsëritur me tenderin 1,18 miliardë lekë ose 9,7 milion euro për rikonstruksionin e aksit 19 km të gjatë Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, ku fituese ka dalë kompania Gjikuria me një ofertë sa 98,4% e fondit limit.

Konkretisht kompania Gjikuria ka ofruar 1.16 miliardë lekë, ndërsa skandali thellohet pasi kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi. Oferta më e mirë dhënë nga bashkimi i operatorëve kryesuar nga kompania Arifaj ishte 1 miliardë lekë ose 8,7 milionë euro, plot 1 milion euro më e leverdisshme se oferta e dhënë nga kompania Gjikuria. Pastaj me radhë janë 3 oferta të tjera më të mira, por që janë skualifikuar nga Autoriteti rrugor shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi.

Nga 7 oferta ARRSH ka skualifikuar 5, mes tyre 3 oferta më të mira dhe 2 më të larta se oferta fituese e dhënë nga kompania Gjikuria. Ndërkohë në dokumentin zyrtar të shpalljes së fituesit siguruar nga News24, nuk ka asnjë informacion se pse është skualifikuar oferta e dhënë nga një bashkim operatoresh kryesuar nga kompania “BE – IS”, edhe pse kjo ofertë ishte e katërta më e leverdisshme, me një vlerë prej 9,4 milion euro, rreth 250 mijë euro më e lirë se oferta e kompanisë Gjikuria.

ARRSH ka renditur një sërë justifikimesh për skualifikimet, por dyshimet për paracaktimin e fituesit janë të mëdha pasi janë hequr katër oferta më të mira, që është dhe kriteri bazë i shpalljes së fituesit.

Të këshilluara

Mbytet një grua në liqenin e Butrintit

Mbytet një grua në liqenin e Butrintit në Sarandë. Policia e cilëson ngjarjen aksidentale. “Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manast...

15:08

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI