Flash

SPAK kërcënon gazetarët: 5 vite burg nëse publikoni dëshminë e Dumanit

Lapsi.al 16 June 2022
SPAK kërcënon gazetarët: 5 vite burg nëse publikoni

Pas sulmit ndaj Lapsi.al për patronazhistët, SPAK po ndërmerr një tjetër hap të paprecedent të sulmit ndaj gazetarëve.

SPAK kërcënoi mediat dhe gazetarët se nëse vazhdojnë zbulojnë pjesë nga dëshmia e Nuredin Dumanit, do të dënohen me 5 vite burg, sipas parashikimeve të nenit 295 të Kodit Penal.

Urdhri është përgatitur dy ditë më parë dhe është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.

Problemi këtu qëndron se detyrën për të ndaluar rrjedhjen e informacionit e ka vetë SPAK. Ndërkohë ky institucion, i paaftë të ruajë sekretet e veta, fajin për dekonspirimet dhe rrjedhjet e dëshmive në media e kërkon tek gazetarët.

Ky presion nga ana e SPAK vjen në një kohë kur organizatat ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rënien e lirisë së medias në vendin tonë dhe kërcënimet e vazhdueshme të gazetarëve nga ana e pushtetarëve. E për këtë rast ka edhe një vendim të Gjykatë së Strasburgut, për rastin e publikimit të të dhënave të patronazhistëve nga Lapsi.al, ku iu kërkua SPAK dhe institucioneve shqiptare që të respektonin të drejtën e informimit për interesin publik. ©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI