Flash

Rama: Jeni vulosur me 'non grata'/ Noka: Qeveria me flamurin e anti-korrupsionit si ISIS kundër terrorizmit

Lapsi.al 16 June 2022
Rama: Jeni vulosur me 'non grata'/ Noka: Qeveria me flamurin e

Seanca e parlamentit të sotëm është shoqëruar me debate të vazhdueshme mes opozitës dhe mazhorancës. Teksa replikonte me deputeten demokrate Jorida Tabaku në lidhje me korrupsionin, kryeministri Edi Rama ka thënë se shqiptarët i besojnë socialistëve për reformat pasi demokratët janë të njollosus me vulën e ‘non gratës’.

"Duke qenë se i referoheni në mënyrë të vazhdueshme do ju sugjeroja që të mos e harroni flamurin tuaj, jo Nokën. E kam me flamurin e lëvizjes suaj të madhe demokratike, e keni të arkivuar me një vulë sipër, non grata. Dhe për çfarë, për korrupsion të çfarë natyre, madhor. Dhe jo nga KLSH, por nga DASH. Kështu që këto nuk duhen harruar, as e para, as e dyta, për ta vënë në perspektivë çdo debat e çdo ballafaqim.", tha Rama.

Ndërkohë një kundërpërgjigje ka ardhur nga demokrati Flamur Noka, i cili ka thënë se Rama nuk mund të flasë për luftën kundër korrupsionit pasi kjo do të ishte njësoj sikur ISIS të ngrinte flamurin dhe të zotohej kundër terrorizmit.

"Që kryeministri të mbajë flamurin e anti-korrupsionit është njëlloj si të shohim ISIS të mbajë flamurin kundër terrorizmit. Respektoni opozitën se e kanë zgjedhur demokratët. Tangon ka vende të tjera ku mund ta kërcejnë jo këtu në parlament."tha Noka.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI