Flash

VIDEO/ I dehur me fëmijën në makinë, nuk i ndalon policisë së Tiranës

Lapsi.al 14 June 2022
VIDEO/ I dehur me fëmijën në makinë, nuk i ndalon

Policia Rrugore e Tiranës njoftoi mbrëmjen e së martës se gjatë kontrolleve në “Rrugën Bardhyl” ka ndaluar një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. D., pasi është konstatuar që mbante në vendin e parë të mjetit, një fëmijë pa sisteme fiksimi, duke qenë në shkelje të rëndë të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, gjatë kontrollit, ai ka shfaqur shenja të përdorimit të alkoolit. Pasi i është kërkuar që të kryejë testin e alkoolit, ai ka refuzuar dhe është larguar menjëherë me shpejtësi me makinën e tij.

Punonjësit e policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe në rrugën “4 Dëshmorët” kanë bërë ndalimin e tij. Ai sërish ka refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit dhe pas këtij kundërshtimi është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Edhe në ambientet e Komisariatit ka refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Policia thotë se gjatë shoqërimit për në Komisariat të drejtuesit të mjetit, janë njoftuar familjarët e fëmijës 5-vjeçar, i cili është marrë më pas nga nëna e tij.

Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se A. D. drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.86 mg/l.

Përveç ndëshkimit për shkeljet rrugore, ku i është pezulluar leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe u ndëshkua me 30 mijë lekë të rinj gjobë.

Ai arrestua dhe tashmë akuzohet për veprat penale “Drejtim i automjeteve në gjendje të dehur” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI