Flash

Reforma territoriale, Balla shuan shpresat e opozitës: Nuk zbatohet në zgjedhjet e vitit 2023

Lapsi.al 14 June 2022
Reforma territoriale, Balla shuan shpresat e opozitës: Nuk zbatohet në

Nesër në orën 12:00 do të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale, megjithatë përgatitjet kanë nisur që sot. Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha se duhet të gjendet një mënyrë që të shkohet drejt një organizimi me funksion rajonal, ndërsa kërkoi që opozita t’i përmbahet objektit. Balla tha se komisioni për reformën zgjedhore do të jetë vështirë të aplikohet për zgjedhjet e ardhshme vendore, që sipas një përllogaritjeje, ai thotë se mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj të vitit 2023.

Parimisht, Balla u shpreh kundër idesë së artikuluar në vazhdimësi nga opozita, për shtim të bashkive, duke thënë se edhe ato aktualet, janë më shumë se nevojiten. Ndërsa Alibeaj pret nga demokratët që të sjellin me shkrim: (i) Një analizë të problematikave të zonës ku ai është zgjedhur, në nivel bashkie dhe/ose qarku; (ii) Personat, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, apo edhe aktorë të tjerë relevantë, që duhet të konsultohen; dhe (iii) Propozimet e tij/saj për kriteret dhe standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale të tilla si, por pa u kufizuar në, popullsia, gjeografia, zhvillimi ekonomik, shërbimet ndaj qytetarëve, lidhjet kulturore, historike etj.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Ndërsa ende nuk ka një datë për nisjen e punimeve për “Zgjedhoren”. Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë konsideruar si “2 kuajt” e betejës së opozitës, me të cilat “kushtëzuan” edhe votat për zgjatjen e afateve të Vettingut.

Të këshilluara

Yuri Kim takon presidentin e ri Bajram Begaj

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj. Ajo e ka uruar presidentin për de...

18:26

Rama niset për në Kiev

Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të martë për në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës. Teksa shoqërohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama k...

16:57

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI