Flash

Flet motra e Aleksandër Sadikajt: Të vërtetat rreth vrasjes së vëllait tim

Lapsi.al 14 June 2022
Flet motra e Aleksandër Sadikajt: Të vërtetat rreth vrasjes

Vanesa Sadikaj, motra e Aleksandër Sadikaj të riut ndaj të cilit u bë atentat me tritol në 11 qershor këmbëngul se vëllai i saj nuk ishte asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se nuk ruhej nga askush.

E pyetur për armën e gjetur në automjetin e Sadikajt, e motra u përgjigj se nuk kishte mjaftueshëm informacion, por që nëse do të ruhej nga dikush familjarët e tij do të ishin kujdesur për ta dërguar jashtë shtetit.

“Nuk kam pasur dijeninë për këtë, por di që nuk ishte se ruhej nga diçka sepse po të ruhej nga diçka nuk do bënte një jetë kaq të mirë. I kemi mundësitë familjarisht që t’a dërgonim jashtë dhe t’a mbronim”– u shpreh e motra e të ndjerit në një intervistë ekskluzive për Fax News.

Ajo i cilësoi gënjeshtra lajmet se 27-vjeçari ishte ndaluar për kundërshtimin e forcave të policisë duke sqaruar se i vëllai thjesht nuk kishte pranuar të mbyllte lokalin familjar mbrëmjen e ditëlindjes dhe se mediat po e zmadhonin ngjarjen.

“Edhe kjo është një gënjeshtër e madhe që po e zmadhojnë shumë. Vëllai im ka pasur ditëlindjen në 29 maj ku po mbahej një festë në lokalin tonë në Tiranë. Policia ka ardhur të kërkojë që lokali të mbyllej sepse ishte mesnatë. Vëllai im thjesht nuk ka pranuar që të përfundonte festa, por nuk ka pasur diçka të tillë siç e bëjnë mediat” – tha ajo.

Vanesa tha se edhe lajmi se vëllai i saj ishte nisur për në Memaliaj ditën që mbeti i vdekur në atentatin me tritol, ishte një gënjeshtër. Ajo tha se i vëllai ishte nisur për tek TEG-u sepse kur udhëtonte për në Memailaj përdorte rrugën e autostradës.

“Edhe për këtë ka pasur gënjeshtra të mëdha. Vëllai im po shkonte për tek TEG-u nuk po vinte për Memaliaj. Kur vjen për Memaliaj ai përdor autostradën” – tha motra e 27-vjeçarit.

Ditët e të fundit të viktimës, ajo i përshkroi si të tepër të lumtura pa asnjë lloj shqetësimi.

“Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit, kemi qenë shumë të lumtur bashkë, duke kaluar momente të bukura, pa pasur asnjë lloj shqetësimi sepse ai çdo gjë e ndante me mua”– u shpreh ajo.

Në mbyllje të intervistës ajo u bëri thirrje autoriteteve policore që këto të fundit të zbardhin ngjarjen sa më shpejt dhe të viheshin autorët para drejtësisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI