Flash

Arrestohet në Spanjë një nënë shqiptare, rrahu fëmijën 2 vjeç derisa ndërroi jetë

Lapsi.al 14 June 2022
Arrestohet në Spanjë një nënë shqiptare, rrahu

Një nënë 32-vjeçare me origjinë shqiptare u arrestua nga policia spanjolle e akuzuar për vrasjen e djalit të saj të mitur. "El Espanol" shkruan se gjithçka ka ndodhur të shtunën e kaluar në qytetin e vogël të Alicante.

Djali i vogël vetëm 2 vjeç po luante me vëllain e tij binjak, por nuk dihet se në çfarë rrethanash janë rrëzuar aksidentalisht. Nëna e tyre ka reaguar dhunshëm duke i goditur ata, por njëri nuk e ka përballuar dhe ka ndërruar jetë.

Më pas ajo ka njoftuar urgjencën, por mjekët nuk kanë pasur mundësi që ta kthenin fëmijën në jetë. Nëna e re është mbrojtur se gjithçka ka qenë aksidentale, por shenjat në trupin e fëmijëve ka bindur autoritetet për dhunën.

Edhe binjaku tjetër është në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ajo do të përballet përpara drejtësisë për akuzën e vrasjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Yuri Kim takon presidentin e ri Bajram Begaj

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj. Ajo e ka uruar presidentin për de...

18:26

Rama niset për në Kiev

Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të martë për në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës. Teksa shoqërohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama k...

16:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI