Flash

VIDEO/ Gafa e George W Bush, ngatërron Ukrainën me Irakun

Lapsi.al 19 May 2022
VIDEO/ Gafa e George W Bush, ngatërron Ukrainën me Irakun

Ka bërë xhiron e medieve një gafë e ish-Presidentit amerikan George W Bush. Ai ka dënuar “pushtimin brutal dhe të pajusifikueshmë të Irakut" ...nga Vladimir Putin.

Në fakt ishte duke folur për Ukrainën, por nuk dihet se pse mendja i rri vetëm te Iraku dhe që disa e kanë konsideruar një lapsus frojdian.

Bush e bëri gafën gjatë një fjalimi në Dallas të Teksasit, ku po fliste për rëndësinë e zgjedhjeve të ndershme. Ai tha, "vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim krejtësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut... e kam fjalën për Ukrainën".

Bush ishte president gjatë pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA në vitin 2003 për armët e shkatërrimit në masë që nuk u gjetën kurrë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI