Flash

Përplasi të moshuarën në Tiranën, policia: Shoferi ishte nën efektin e alkolit

Lapsi.al 19 May 2022
Përplasi të moshuarën në Tiranën, policia: Shoferi

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar shoferin që aksidentoi një 78-vjeçare ditën e djeshme në bulevardin “Zhan D’Ark”, e cila si pasojë është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autori është një 60-vjeçar, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte automjetin nën efektin e pijeve alkoolike, në masën 0.15 mg/litër.

Njoftimi i policisë

Tiranë-Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet, drejtuesi i të cilit aksidenton një shtetase, ju sqarojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë identifikuar drejtuesin e mjetit dhe kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit S. Ll., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, shtetasi S. Ll., duke lëvizur prapa me mjetin e tij, për të parkuar, ka aksidentuar shtetasen K. H., 78 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se shtetasi S. Ll. drejtonte automjetin, nën efektin e pijeve alkoolike, në masën 0.15 mg/litër.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Të këshilluara

Shëngjin, përfshihet nga zjarri apartamenti

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një pallat në qytetin e Shëngjinit. Flakët kanë rënë në një apartament pranë një karburanti në katin e tij të tretë. ...

19:40

Zjarr në ish-zyrat e PD-së në Fier

Kati i tretë i një godine në Fier është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Këto ambiente janë përdor më parë për zyrat e Partisë Demokratike, ndërsa aktualis...

19:28

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI