Flash

Albin Kurti: Krahasimi që Putini i bën Kosovës me Ukrainën, është injorancë

Lapsi.al 19 May 2022
Albin Kurti: Krahasimi që Putini i bën Kosovës me Ukrainën,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se referimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për Kosovën si precedent për të ndërhyrë në punët e një shteti tjetër më të vogël, “nuk është asgjë më shumë se gënjeshtër”.

“Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe mendjes së shëndoshë”, tha Kurti gjatë një fjalimi në platformën “Front Page” të Këshillit Atlantik në Uashington më 18 maj.

Kurti tha se krahasimi që Putini i bën Kosovës dhe Ukrainës, nuk ka asnjë vlerë kritike.

Putin ka përmendur disa herë Kosovën. Për herë të fundit ai përmendi Kosovën më 26 prill, gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antionio Guterres.

Putin tha se nëse Kosova mundet të shpallë pavarësinë, pse nuk munden Donjecku dhe Luhansku, duke iu referuar dy rajoneve separatiste ukrainase, që Rusia në shkurt i njohu si shtete të pavarura.

“Mohim, shmangie dhe mashtrim. Kjo ishte dhe është ende strategjia e Rusisë në Ukrainë. Tani është adoptuar edhe nga përfaqësuesja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Serbia”, tha Kurti.

Ekspertë të të drejtës ndërkombëtare, i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se krahasimet midis Kosovës dhe rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, nuk qëndrojnë, pasi sipas tyre, për dallim nga to, Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur.

Matthias Hartwig, ekspert i të drejtës ndërkombëtare, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se një shtet mund të ekzistojë nëse i përmbushë tri elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës.

Të këshilluara

Shëngjin, përfshihet nga zjarri apartamenti

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një pallat në qytetin e Shëngjinit. Flakët kanë rënë në një apartament pranë një karburanti në katin e tij të tretë. ...

19:40

Zjarr në ish-zyrat e PD-së në Fier

Kati i tretë i një godine në Fier është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Këto ambiente janë përdor më parë për zyrat e Partisë Demokratike, ndërsa aktualis...

19:28

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI