Flash

42 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

Lapsi.al 19 May 2022
42 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

Nga 920 testime të kryera, 42 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 920 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 8 në Fier, nga 2 qytetarë në Patos, Himarë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kuçovë, Berat, Devoll, Tepelenë.

Janë 277 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,000 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Statistika (19 Maj 2022)

Raste të reja ditore 42

Të shëruar në 24 orë 25

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 920

Testime totale 1,820,766

Raste pozitive 275,774

Raste të shëruara 272,000

Raste Aktive 277

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152

Fier 43

Vlorë 17

Korçë 16

Gjirokastër 11

Elbasan 9

Shkodër 8

Lezhë 7

Berat 6

Durrës 3

Kukës 3

Dibër 2

Të këshilluara

Shëngjin, përfshihet nga zjarri apartamenti

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një pallat në qytetin e Shëngjinit. Flakët kanë rënë në një apartament pranë një karburanti në katin e tij të tretë. ...

19:40

Zjarr në ish-zyrat e PD-së në Fier

Kati i tretë i një godine në Fier është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Këto ambiente janë përdor më parë për zyrat e Partisë Demokratike, ndërsa aktualis...

19:28

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI