Flash

Zbardhjet DOSJA e SPAK/ Kush është shefi i policisë që ndihmonte bandat

Lapsi.al 19 May 2022
Zbardhjet DOSJA e SPAK/ Kush është shefi i policisë që

Mes personave të arrestuar në operacionin e SPAK është edhe një zyrtar i lartë i policisë së shtetit. Leonard Palushi, shefi i krimeve në Komisiariatin e Lezhës është vënë në pranga se ndihmoi një grup kriminal. Madje ai ka prishur provat e krimit në ekzekutimin e Emiliano Ramazanit në 20 korrik 2020 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në Elbasan.

Palushi nuk është emër i panjohur më parë për mediat, pasi ai u largua nga detyra në vitin 2017 për përfshirje në çështje droge. Megjithatë u rikthye shumë shpejt në detyrë pasi Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Arjan Muça, në korrik të vitit 2020, i caktoi për të raportuar mbi vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që u duken si korruptive.

Por shefi i policisë nisi të punonte për llogari të një grupi kriminal që operonte në këtë zonë. Është pikërisht ai që futi armën e tek servisi i Albert e Seit Manhasës, babë e bir që nuk kishin lidhje me ngjarjen duke i vënë pas hekurave të burgut. Më vonë ata u liruan për mungesë provash.

Po atë vit Palushi u transferua si shef krimesh në Lezhë, ku dëshmoi në vetë të parë vrasjen e efektivit të Policisë, Saimir Hoxha nga i riu Aldi Rama, i cili më pas vrau dhe veten, ngjarje e ndodhur në Lezhë më 28 shtator të vitit të shkuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shëngjin, përfshihet nga zjarri apartamenti

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një pallat në qytetin e Shëngjinit. Flakët kanë rënë në një apartament pranë një karburanti në katin e tij të tretë. ...

19:40

Zjarr në ish-zyrat e PD-së në Fier

Kati i tretë i një godine në Fier është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Këto ambiente janë përdor më parë për zyrat e Partisë Demokratike, ndërsa aktualis...

19:28

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI