Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

VIDEO/ Martohet në spital infermierja ukrainase që humbi këmbët nga një minë

Lapsi.al 3 May 2022
VIDEO/ Martohet në spital infermierja ukrainase që humbi

Më 27 mars, Oksana, një infermiere 23-vjeçare ukrainase nga qyteti Lysychansk po ecte me të dashurin e saj Victor kur u godit nga një minë. Ajo humbi të dyja këmbët dhe 4 gishta të dorës së majtë, ndërsa partneri i tij nuk u lëndua. Pasi iu nënshtrua 4 operacioneve në vendlindje, ajo u transferua në Dnipro, ku iu shëruan plagët dhe iu përgatitën proteza.

Një javë më parë, ajo dhe Victor u evakuuan në Lviv, ku u martuan. Ceremonia u zhvillua në Repartin e Kirurgjisë të spitalit Lviv, ku ndodhet e shtruar e reja. Oksana dhe Victor janë bashkë prej 6 vitesh dhe kanë dy fëmijë, por nuk gjetën kohë për t'u martuar. Pas gjithë asaj që ka ndodhur, ata kanë vendosur që hapi i madh nuk mund të shtyhej më.

Kështu që Victor bleu unazat e martesës në Lviv dhe gjeti një fustan të bardhë për Oksanën. Torta u përgatit nga vullnetarë. Videoja e kërcimit të parë të të dyve si burrë e grua është bërë virale dhe po trondit botën. Siç raporton Sky News, çifti së shpejti do të zhvendoset në Gjermani, ku gruaja do të marrë trajtim të mëtejshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI