Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Gjykata liron policin e Delta Force që po u përfshi në përplasje me armë

Lapsi.al 3 May 2022
Gjykata liron policin e Delta Force që po u përfshi në

Gjykata e Vlorës ka lënë të lirë efektivin e policisë “Delta Force” Lisjan Myrtaj, 5 ditë pasi ai u përfshi në një konflikt me armë zjarri me të riun Juxhino Aliraj (Todi), djalin e kryeplakut të Kaninës.

Gjykata dha maën detyrim paraqitje duke marrë parasysh pretendimet e policit Myrtaj se kishte qëlluar ndaj 24-vjeçarit Juxhin Todi vetëm për vetëmbrojtje pasi ai i kishte i pari drejtuar pistoletën. Myrtaj tregon se ngjarja ndodhi poshtë pallatit të tij, ku 24-vjeçari kishte shkuar me makinë.

“Më tha, hajde pak tek makina dhe më nxori armën. Makina ishte parkuar në një cep pallati për t’iu fshehur kamerave. Kur u afrova, më nxori pistoletën që e mbushi dhe filloi të më shajë.

Në momentin që pistoleta u shkrep, u bllokua apo shkrehu nuk kuptova mirë, nxora armën për vetëmbrojtje. Qëllova nga pjesa e poshtme, brenda rregullave si uniformë policie.

Juxhini po tentonte të qëllonte kur po largohej me vrap, qëllova dhe unë disa herë. Nuk u largova nga vendi i ngjarjes, prita patrullat e policisë që të më merrnin dëshminë. Ju shpjegova ngjarjen dhe rrugën nga u largua Juxhin”, - ka deklaruar më herët efektivi.

Grupi hetimor gjeti në vendngjarje 7 gëzhoja pistolete. Pas të shtënave me armë 24-vjeçari Juxhin Aliraj u largua nga vendngjarja duke lënë në makinën e tij vajzën që e shoqëronte. Policia e Vlorës e ka shpallur atë në kërkim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI