Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Vëllait deputet iu konfiskuan pasuritë/ Kush është 'i forti' Gazmend Mahmutaj

Lapsi.al 3 May 2022
Vëllait deputet iu konfiskuan pasuritë/ Kush është 'i

Për herë të parë SPAK ka konfiskuar ditën e sotme pasuritë një deputeti. Bëhet fjale për disa pasuri të deputetit të PD të qarkut Berat, Kasem Mahmutaj.

Ai u vë në shënjestër vitin që shkoi teksa kandidimi i tij si deputet u konsiderua nga disa si i paligjshëm për shkak të vëllait të tij .

Një vit më parë në prag te zgjedhjeve Ish-drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj, deklaroi se kandidimi i Kasem Mahmutajt nuk ishte i njëjti me rastin e Fatmir Xhafaj, që u largua nga posti i ministrit të Brendshëm pas denoncimeve të shumta për të vëllanë.

Edhe pse vëllai i Mahmutajt, Gazmendi ishte subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, Rushaj tha se vetë Kasem Mahmutaj nuk është subjekt i asnjë procesi dhe se nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin në jetën e tij.

Po kush është Gazmend Mahmutaj?

Gazmend Mahmutaj është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republikane në Berat që në mars të 2008.

Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni. I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtriimt të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni). Për këtë ngjarje, në atë kohë, Fatmir Mediu deklaronte se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane.

Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, – Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.

Trupi gjykues në Itali, në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, kishte arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 3 vite burg. Por vetë Mediu shprehej se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë dhe se kjo çështje nuk ka vend për aludime.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI