Flash

Berisha thirrje Ramës: Të rikthehen vizat për rusët që duan të vijnë në Shqipëri

Lapsi.al 3 May 2022
Berisha thirrje Ramës: Të rikthehen vizat për rusët që

 Sali Berisha ka folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, pas fjalës së presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelenskit. Ai tha se duhet të anulohen menjëherë vizat për qytetarët rus. Sipas tij, bregdeti shqiptar nuk mund të shërbejë për rikuperimin e rusëve që shkojnë e luftojnë në Ukrainë.

"Ishte absurd ftesa e Edi Ramës për turistët rus në Shqipëri. Imagjinoni ju, vrasës, përdhunues, kainër, që pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për tu rikuperuar dhe marrë veten. Kjo është një fyerje e rëndë për shqiptarët.

Dhe ju që e ndoqët fjalën e presidentit Zelenskyt, kjo ishte edhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie, një ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë. Ndaj dhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri",  tha Sali Berisha në fjalën e tij.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI