Flash

"Të dëbohet diplomati në Moskë"/ Balla i përgjigjet Berishës: Atij i ka mbaruar koha

Lapsi.al 3 May 2022
"Të dëbohet diplomati në Moskë"/ Balla i

Pas përfundimit të seancës plenare gjatë së cilës foli presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediet duke kërkuar ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Berisha kërkoi që ambasadori rus në Shqipëri të largohet, ndërsa ai shqiptar të tërhiqet nga Moska. Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur Berishës. Lidhur me kërkesën e Zelenskyt, për mos pritjen e turistëve rusë në Shqipëri, Balla tha se nëse kjo do të dëmtojë agresorin do të merren masa.

"Për të gjithë ishte e qartë edhe pozicioni i Shqipërisë i shprehur nga kryeministri Rama. Dhe po ashtu i qartë ishte edhe vlerësimi nga zoti Zelensky. Në këtë aspekt kashtë mbi tjegulla mund të pretendojë të vendosë gjithkush. Nuk është momenti që politikanë të caktuar që e kanë mbyllur kapitullin e tyre të vijnë me propozime që as nuk kanë vlerë. Agresioni i pajustifikueshëm rus e ka bërë botën më të bashkuar se kurrë. Shqipëria do të ndërmarrë të gjitha hapat. Të merremi me gjëra serioze dhe jo me tullumbase populiste të ndonjë politikani që koha i ka mbaruar me kohë. Zoti Berisha nuk ekziston për mua", tha Balla.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI