Flash

Mbyti foshnjën në valixhe, 40-vjeçarja dërgohet në psikiatrinë e Elbasanit

Lapsi.al 3 May 2022
Mbyti foshnjën në valixhe, 40-vjeçarja dërgohet në

40-vjeçarja Valmira Hasimllari, e cila dyshohet për mbytjen e një foshnjeje, duke e futur atë të porsalindur në një valixhe, është dërguar nga ana e drejtorisë së shëndetit mendor të Korçës drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit. Mësohet se gjendja e saj paraqitet tejet e rënduar aq sa edhe grupi i hetimit e ka krejt të pamundur për ta marrë në pyetje për të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Familjarët e gruas kanë mohuar në polici të kenë pasur dijeni për veprimet e 40-vjeçares në lidhje me futjen e foshnjës në valixhe dhe fshehjen e saj në dollap.

Ngjarja e rëndë u zbulua ditën e djeshme në Korçë ku Klodi Hasimllari, denoncoi në policinë e Korçës bashkëshorten e tij për vrasjen e një foshnjeje.

Ai mohoi atësinë e foshnjes, duke thënë se jeton në Greqi dhe prej një muaji ishte kthyer pranë familjes. Për efektivët Hasimllari u shpreh se vetëm disa ditë më parë kishte ndjerë një aromë të rëndë në shtëpi, ku më pas zbuloi edhe trupin e pajetë të foshnjes të sapo lindur.

Sakaq familjarët por edhe mjekja neuro psikiatër pohoi se gruaja vuan nga shëndeti mendor. Sipas mjekes ajo ka humbur lidhjen me realitetin, dhe thotë se nuk e ka lindur ajo foshnjën. Cifti Hasimllari ka një djalë 15 vjec, të spektrit autik.

Të këshilluara

5 të arrestuar në Tiranë (Akuzat)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 37-vjeçarin B.M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua kokainë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë ...

10:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI