Flash

Kreu i OSBE dhe Koordinatorja e OKB në Shqipëri: Gazetarëve t'u jepet qasje në veprimtaritë publike

Lapsi.al 3 May 2022
Kreu i OSBE dhe Koordinatorja e OKB në Shqipëri: Gazetarëve

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Vincenzo Del Monaco dhe Koordinatorja e Përhershme të OKB-së në vendin tonë, Fiona McCluney, kanë bërë një deklaratë të përbashkët, ku ndër të tjera theksohet se gazetarëve duhet t'u jepet qasje në veprimtaritë publike, përfshi edhe fushatat zgjedhore. OSBE dhe OKB iu referohen këtu fenomenit të njohur si "kasetat", i cili vijon edhe ditët e sotme. Shembulli tipik i kësaj është kryeministri Edi Rama, i cili gjithë aktivitetet e tij publike i xhiron dhe transmeton vetë përmes kanalit të tij ERTV. 

Më poshtë pjesë nga deklarata e OSBE dhe përfaqësuesit të OKBB.

Në kontekstin e Shqipërisë, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë rëndësinë e mesazheve të mëposhtme:

• Të mbrohen profesionistët e medias dhe gazetarët nga dhuna, frikësimi dhe ngacmimi, si në internet ashtu edhe jashtë tij, dhe t’u jepet qasje në veprimtaritë publike, edhe gjatë fushatave zgjedhore;

• Të sigurohen kontrata të duhura pune për profesionistët e medias dhe gazetarët, qasje më e mirë në informacion, liria e shprehjes dhe rritja e profesionalizmit;

• Të forcohen përpjekjet për të garantuar pluralizmin e medias, kufizimin e përqendrimit të pronësisë së medias dhe të nxitet vetërregullimi i medias si alternativë shumë më e mirë se sa rregullimi nga ana e qeverisë.

Të këshilluara

5 të arrestuar në Tiranë (Akuzat)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 37-vjeçarin B.M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua kokainë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë ...

10:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI